I habit të gjithë! Kirurgu paraqitet në seancën gjyqësore në ‘Zoom’ duke operuar një pacient

Një kirurg plastik kalifornian i ka habitur të gjithë pasi ndoqi një seancë gjyqësore virtuale ndërsa operonte një pacient.

Dr Scott Green raportohet se u paraqit për konferencën video e cila kishte të bënte me një shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa ishte në një dhomë operacioni dhe kishte veshur veshje kirurgjikale.

Një nëpunës i sallës së gjyqit e pyeti Dr Green:

Mjeku konfirmoi se ai ishte në mes të operacionit, por nxiti gjykatën të vazhdojë. Dr Green u duk se vazhdonte të punonte me kokën ulur ndërsa priste të fillonte gjyqi i së enjtes. Por kur gjykatësi hyri në dhomë, ai tha se hezitonte të vazhdonte lidhur me shqetësimet për mirëqenien e pacientit.

Mjeku i hodhi poshtë këto shqetësime, duke u përgjigjur:

Unë kam një tjetër kirurg këtu që po bën operacionin me mua, kështu që unë mund të qëndroj këtu dhe t’i lejoj ata të bëjnë edhe operacionin.

Por gjyqtari vendosi të shtyjë seancën sepse nuk ishte e përshtatshme të zhvillohej një gjykim në këto rrethana – duke i thënë Dr Green se më mirë të vendoste një datë të re. Bordi Mjekësor i Kalifornisë thotë se po shikon incidentin dhe pret që kirurgët të ndjekin standardin e kujdesit kur trajtojnë pacientët e tyre.