I jepet lamtumira e fundit Artan Vehnarit

Familjarë e miq të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit parashutistit Artan Vehnarit.

Ai dje vdiq gjatë një incidenti duke fluturuar me paragllajd në një zonë në Prizren, transmeton Indeksonline.

Sot, me pikëllim të thellë, i dhanë lamtumirën e fundit, duke e kujtuar si familjar dhe mik të mirë.

Venhari kishte pasion fluturimet me parashutë në qiell dhe njëherit ishte kryetar i Federatës Aeronautike të Kosovës.

Ai kur i rrëzua me parashutë, bashkë me të ishte edhe një person tjetër.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, kishte deklaruar Togeri i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.