I jepet lamtumira e fundit ish-luftëtares së UÇK-së, Fetnete Ramosaj

I është dhënë lamtumira e fundit, ish ushtares së UÇK-së, Fetnete Maxhuni-Ramosaj.

Varrimi i saj u bë në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, ku morën pjesë një numër i madh i njerëzve.

Fetnete Ramosaj, ndërroi jetë tri ditë më parë.

Ajo ishte aktiviste e hershme, gazetare, publicistë, reporterë e luftës e luftëtare e lirisë.

E lindur në Deçan, Ramosaj shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë.

Që nga viti 1989 ishte pjesëtare aktive e lëvizjes ilegale dhe asaj gjithë popullore në Kosovë.

Ka qenë pjesëmarrëse aktive në luftën çlirimtare, si pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), veç tjerash, ka kryer detyrën e Zëdhënëses së UÇK-së për Zonën Operative të Dukagjinit.

Ajo ka qenë autore e disa fejtoneve e dhjetëra shkrimeve publicistike, të botuar në shtypin legal e ilegal të kohës që nga viti 1991 e këndej