I mituri vetëplagoset me armën e babait në Prishtinë

Një person i moshës së mitur është vetëplagosur aksidentalisht, derisa po manipulonte me pistoletën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dje rreth orës 13:00.

Viktima është dërguar në QKUK dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore,  i njëjti është liruar.

Arma e përdorur në këtë rast është konfiskuar, kurse rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit,

Rasti po trajtohet si armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor.