I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë – temperaturat deri në 36 gradë

0
78

Masat ajrore me origjinë Afrikane edhe sot do të jenë prezent në vend, ku do të ketë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C, shkruan tch.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.