I nxehti ekstrem mbërrin në Gjermani, edhe mbi 40 gradë

Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë vendin, sipas shërbimit gjerman të motit DWD.

Meteorologia e DWD-së, Sabine Krueger tha se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë Celsius.

Sipas Krueger, temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë.

”Temperatura më e lartë në Gjermani u shënua më 7 gusht 2015, në qytetin bavarez të Kitzingenit me 40,3 gradë Celsius”, sipas DWD-së.