I pakalueshëm në krahun e tij, mediat italiane rikthejnë Hysajn e vërtetë

Elseid Hysaj ka luajtur titullar sot, në ndeshjen që Napoli barazoi me Fiorentinën, pa gola. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë më lart se niveli i skuadrës dhe në fazën mbrojtëse ishte shumë kompakt dhe i pakalueshëm.
Mediat italiane e kanë vlerësuar Hysajn me notën 6.5 duke na kujtuar atë të dikurshmin që nuk e diskutonte vendin e titullarit. “Nga ana e tij nuk kalohej. Biragi arriti shumë pak te krosi, ndërsa Muriel ndikoi shumë pak tek ish-mbrojtësi i Empolit”, këto ishin fjalët e mediave italiane për shkodranin.
Në fazën difensive mbrojtësi kuqezi është i pakalueshëm dhe Ançeloti ka filluar të besojë më shumë tek aftësitë e tij.