I papërmbajtshëm ylli i kombëtares shqiptare, shënon një gol në limitet e të pamundurës

Futbollisti i kombëtares, Endri Çekiçi ka shënuar një gol të pabesueshëm duke realizuar pothuajse nga një goditje këndi. Goli u shënua gjatë ndeshjes Ankaragucu-Bashakshehir. Pogradecari i cili aktivizohet me skuadrën e Superligës turke, shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Ajo çka vlen për t’u theksuar është fakti se Çekiçi ka shënuar golin e tij të parë në kampionat për këtë sezon.

https://twitter.com/canligoltv7/status/1348258425696903168?s=20