I Phone SE 2 vjen me mbushje pa tela

0
256

Raportimet e fundit thonë se modeli më i ri i Apple, iPhone SE 2 do të ketë anën e pasme nga xhami dhe do të vijë me mbushje pa tela.

Apple ka përdorur xhamin për anën e pasme tek iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, për të mundësuar mbushjen pa tela.

Pjesa e xhamit në anën e pasme do ta bëjë iPhone SE 2 me një ekran 4-inç vizualisht më tërheqës, dhe nuk do të duket i vjetër.

Modeli SE 2 pritet të prezantohet në mars ose prill dhe do të jetë i pajisur me çipin A10, i cili përdoret edhe te modeli iPhone 7.

Aktualisht nuk ka asnjë njohuri lidhur me çmimin e mundshëm të pajisjes së ardhshme të Apple.

Modeli i parë u shfaq rreth dy vjet më parë, në mënyrë që të përmbushë kërkesat e konsumatorëve që duan një telefon të mençur më të lirë dhe më të vogël.

Aktualisht iPhone SE përdorë çipin A9 sikurse iPhone 6S nga viti 2015. Ai shitet me një çmim prej 349 dollarësh në versionin 32 GB, ndërsa versioni 128 GB kushton 449 dollarë.