I riu punoi dy vjet si automekanik që t’ia blejë një karrocë elektrike shokut të tij

Dy shokë të shkollës së mesme në Arkansas të ShBA-ve po i kujtojnë botës vlerën e shoqërisë së mirë, dhe se si kjo mund të ndryshojë jetën e njerëzve.

Rrëfimi i shokëve Tanner Wilson dhe Brandon Qualls ka marrë vëmendje në mbarë kombin dhe ka ngrohur zemrat e njerëzve në rrjetet sociale shkaku i veprimit të Tannerit, përkthen Periskopi nga CNN.

Brandoni që kishte mbetur sakat, po e përdorte një karroce me rrota të modelit që shtyhet me duar për vite me radhë.

Ajo karroce po bëhej shumë e dhimbshme për Brandonin sepse duhej ta kalonte rrugën e korridoret dhe të lëvizte nëpër klasat e shkollës duke u vetështyer.

“Krahët më lodheshin tepër shumë,” tha Brandoni për News9 TV.

Tanneri i kurseu paratë e dy viteve të rrogës nga puna e tij – derisa punonte në një vend ku ndreqeshin kerret pas kohës që e kalonte në shkollë – që t’ia blinte Brandonit një karrocë elektrike muajin e kaluar, i tha nëna e tij Collen Carmack për CNN-in.

“Ata erdhën dhe unë u skuqa,” tha Brandoni. “Po qaja si i çmendur. S’po më besohej që kishte bërë diçka të tillë për mua.”

“Kishte qenë ëndërr për mua që të kisha një të tillë,” shtoi ai. “Dhe ëndrra m’u realizua.”

Ndërkohë që Tanneri po ashtu e vlerëson shoqërinë me Brandonin: “Ai ka qenë shumë shok i mirë për mua dhe doja t’ia bëja atë dhuratë. Ndihesha sikur duhej t’ia bëja, Brandoni, gjithnjë ka qenë aty për mua.”