I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morinë

Një 59-vjeçar me kombësi turke, i cili banonte në Kosovë është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i tij u bë në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, me qëllim ekstradimin drejt Turkmenistanit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor dhe pritet që të bëhet ekstradimi i 59-vjeçarit drejt Turkmenistanit./Fokusi.info/