Ia mori kanceri/ Vogëlushja i dërgon letër mamit në Parajsë, merr përgjigjen që i preku të gjithë

Kjo ishte hera e parë që Ella Lennon, nga Kilmarnock e kalonte Ditën e Nënave vetëm pasi e ëma kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit.

Por, gjithsesi vogëlushja u kujdes që të shkruante një letër për mamin e saj në Parajsë.

Në letrën e saj vogëlushja shkruante:

Mamit që është në Parajsë, Gëzuar Ditën e Nënës. Të dua, Ella x”
Për fatin e mirë të vajzës, një punonjëse në Royal Mail u kujdes që Ella të mos mbetej pa një përgjigje.

Për habinë e familjarëve dhe të vetë asaj nga posta erdhi një përgjigje. Të gjithë e lexuan letrën e dërguar nga e panjohura me zemër të mirë dhe nuk mundën t’i mbanin lotët.

Në përgjigjen e saj “nëna” shkruante:

Për Ella-n time të bukur. Faleminderit shumë për kartolinën e veçantë që më dërgove për Ditën e Nënave. Ti je një në një minion për mua dhe unë të dua shumë shumë…Ti do rritesh dhe do bëhesh një vajzë e zgjuar dhe e veçantë dhe unë jam shumë krenare për ty. Edhe pse jam në qiell, unë kujdesem për ty çdo ditë! Me shumë dashuri, përqafime dhe puthje, Mami xxx”