Ibrahim Kelmendi e quan “harambash” Ramush Haradinajn

Analisti Ibrahim Kelmendi, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se “harambashi” Ramush Haradinaj e shfrytëzoi me mjeshtëri demarkimin e kufirit me Mal të Zi, për ta kapur postin e kryeministrit, aspak të merituar.
“Ndërsa marrëveshja për demarkim të kufirit me Mal të Zi u zvarrit panevojshëm dhe i shkaktoi Kosovës keqkuptime e komprometime. Tashmë ai është histori dhe nuk do të riproblematizohen më, sepse do të bëhemi pjesë e BE-së, ku kufijtë shtetërorë janë pothuajse vetëm kufij administrativë. Kush mendon se ai duhet të ‘korrigjohet’, i ka mbetur mendja në mendësinë destruktive të Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt, që e shpërdorën atë rast që të faktorizoheshin si patriotë, e në fakt ishin vetëm mashtrues për interesa të tyre karrieriste dhe egocentrike”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.