Ibrahimovic debuton me dy gola të bukura, La Galaxy fiton (Video)

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic ka bërë një debutim ëndrrash tek skuadra e tij e re, LA Galaxy, e cila fitoi derbin lokal me rezultat 4-3, duke bërë rikthim senzacional.
Fitorja e LA Galaxy ishte e gjitha meritë e Ibrahimovicit, i cili posa u inkuadrua në lojë arriti t’i shënoj dy gola dhe t’ia sigurojë fitoren.
Goli i parë i sulmuesit ishte i hatashëm, pasi ai shënoi një supergol nga një distancë rreth 35 metra duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar.

https://www.youtube.com/watch?v=gBj6Mw4xXrw

Ky gol i Ibrahimovicit erdhi në minutën e 77-të , apo vetëm gjashtë minuta pas debutimit të tij si rezervistë.
Kur pritej që ndeshja të përfundoj me barazim 3-3, Ibrahimovic u shfaqe përsëri duke shënuar me kokë në minutën e katërt shtesë dhe duke ia siguruar fitoren ekipit të tij me rezultat 4-3.

https://www.youtube.com/watch?v=08OO82-_A-4

Ibrahimovic e përfundoi transferimin e tij tek skuadra amerikane gjatë fundjavës së kaluar nga Manchester Unitedi.