Ibrahimoviç në rolin e trajnerit, ndryshon formacionin e Milanit

0
190

Zlatan Ibrahimoviç duket se do ta detyrojë trajnerin e Milanit, Stefano Pioli ta ndryshojë formacionin e Rossonerëve.

Zlatan Ibrahimoviç do të jetë si një trajner për Milanin, ose ndoshta do të jetë ai trajneri, sepse përvojën e ka, edhe personalitetin po ashtu. Karakteri e ka bërë të japë opinionin e tij edhe në raste kur skuadra ka qenë e pasur me “yje” e jo më tani që kuqezinjtë janë në krizë identiteti, pa lojtarë të kalibrit të lartë.

Në këtë mënyrë, gjithnjë duke iu referuar medieve në Apenine, Ibra ka vendosur që në takimin e radhës në fushë të jetë Rafael Leao. 38-vjeçari e ka vlerësuar perfomancën e portuegezit, me të cilin u aktivizua njëkohësisht në ndeshjen kundër Sampdorias, transmeton lajmi.net.

Zlatani dëshiron që përkrah të ketë 20-vjeçarin, i cili erdhi në merkaton e verës nga Lille për 23 milionë euro. Jo vetëm kaq, duket se Ibrahimoviç ka vendosur edhe për modulin.

Nuk do të luhet me një sulmues kryesor, por me dy, pra që në takimin e radhës përballë Cagliarit në Sardegna do të aplikohet skema 4-3-1-2, me Calhanoglu në mbështetje të Ibras dhe Rafael Leaos. Që Zlatani nuk do të ishte thjesht një lojtar, kjo nuk diskutohej, megjithatë i kanë mjaftuar pak ditë për të marrë në duar edhe rolin e Stefano Piolit.