SPORT Ibrahimovic shënon përsëri, i jep fitoren LA Galaxy (VIDEO) 15/04/2018 - 12:32 620 FacebookTwitterViberWhatsApp Zlatan Ibrahimovic ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin amerikan MLS. Sulmuesi suedez javë më parë iu bashkua skuadrës Los Angeles Galaxy si transferim i lirë. Ibrahimovic e shkëputi kontratën me Manchester United për të luajtur në kampionatin amerikan. Në ndeshjen debutuese, Ibra arriti të realizoi dy gola të bukur për LA Galaxy. Ndërkohë mbrëmë, suedezi i ka dhënë një tjetër tre pikësh ekipit të tij. 36-vjeçari realizoi me kokë pas një asistimi nga Ashley Cole për fitoren e Galaxy 0-1 te Chicago Fire. Goli ndaj Chicago Fire ishte i treti në MLS për Ibrahimovicin. Ndërkohë LA Galaxy pas kësaj fitore zë pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit me 10 pikë të tubuara.