Ideja e rrezikshme e Kryetarit të KPM-së për kontroll ndaj medieve online

0
57

Xhevat Latifi kryetar i Komisionit të Pavarur për Media, gjatë ditës ka paraqitur Raportin vjetor të institucionit që drejton për vitin 2020, në Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Medie i Kuvendit të Kosovës.

Sot gjatë raportimit në komisionin parlamentar për media kryetari i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Xhevat Latifi ka kërkuar që në ligjin e ri të KPM-së ose amandamentimin e tij të përfshihet edhe çështja e mediave online që, sipas tij, duhet të futen në kuadër të KPM-së. “Jemi dëshmitarë të një gjendje toksike të promovimit medial në Kosovë”, ka thënë ai.

Këtë e ka bërë të ditur, Imer Mushkolaj, drejtor Ekzekutiv në Komisionin e Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës (KMShK)

“Duke e konsideruar si një iniciativë të rrezikshme dhe përpjekje për cenimin e lirisë së mediave, Zyra e KMSHK-së nesër gjatë ditës do të përgatisë një letër zyrtare për institucionet përkatëse, që të heqin dorë nga kjo iniciativë dhe të mos e mbështesin atë. Reagimi do të bëhet në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK). Ju lutem që të siguroni hapësirë në mediat tuaja për këtë çështje”, ka thënë Mushkolaj.