Ikballe Berisha i ndërron partitë, herë me VV e herë me PDK – A ka ndonjë mision sekret? (foto)

0
640

Ikballe Berisha Huduti udhëheqësja e sektit ‘shiat’ në Kosovë, ka qenë temë e diskutimit për shkak të komenteve kontradiktore për vrasjen e gjeneralit iranian, Qassim Soleimani.

Ajo e kishte quajtur krim amerikan vrasjen e Soleimanit, transmeton Indeksonline.

Po ashtu kishte kërkuar hakmarrje për këtë veprim të ShBA-ve.

Në postimet që Berisha i ka bërë në llogarinë e saj në Facebook, shihet se ajo ka përkrahur dy parti në Kosovë.

Ajo ka marrë pjesë në tubimet e PDK-së dhe përmes postimeve e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurti.

Por, a ka ndonjë mision të fshehët ajo?

Në vitin 2015, ishte publikuar një intervistë e vajzës së Ikballes, Zehra Hududi në ‘Nasr TV’, ku kishte thënë se arsyeja e saj në Iran, ishte të luftoj Izraelin dhe Amerikën.

“Jam këtu që ta luftoj Izraelin dhe Amerikën”, tha Zehra, e bija e Ikballe Huduti-Berisha.

Huduti-Berisha njihet nga autoritet kosovare është themelues e fondacionit ‘Kur’ani’, një fondacion që për vite të tëra ka operuar aktivisht në Kosovë me fonde qindra mijëra-euro.