Ikballe Huduti-Berisha pas reagimit të opinionit ka fshirë postimin e saj, kërcënon portalet me padi

0
680

Kosovarja Ikballe Huduti-Berisha ka fshirë postimet në përkrahje të gjeneralit të vrarë iranian, Qasem Soleimani.

Madje, ka paralajmëruar padi ndaj portaleve me pretendimin se fjalët e saj u keqcituan nga mediat kur raportuan se prizrenasja u mërzit pse u vra Soleimani, duke thënë se i njëjti s’do të vdesë kurrë.

“Te gjitha portalet qe pergenjeshtrojne duke dhene mendimin shpifes ndaj asaj qe e them dhe se eshte e drejte e imja te flas per te drejten humane e nuk eshte e drejt e gazetarve te ia humbin kontekstin e te me etiketojne me ate qe eshte e pavertet per te marre LIKE e para, te jeni ne dijeni do te ju padis per veprimet tuaja me qellime te liga”, ka shkruar Huduti-Berisha, në një reagim në FB.

Ajo ka shkruar, po ashtu, se po të mos ishte Amerika në Kosova do të përmendej vetëm në serbisht: “Velika Serbia”.

“PO MOS TË ISHTE AMERIKA, SOT DO TË ISHIM VELIKA SERBIA. Të nderuar miq të FB ! Ju kërkojë falje që mu desh të i fshijë postimet e mia me mendime shumë humane dhe të vetëdijësuese . Këtë jo që e bëra përshkak se nuk kam guxim dhe përshkak se ndërrova mendimin, por vetëm për shkak të portaleve të shitura si porstitutatat e pandershme, e që ju jeni servilët që e ushqeni familjen me pagat harram duke luajtur me fjalë e fjali. Për këtë do të japni llogari kur të vije koha të gjitha ato portale gazetarë e redaksi kur do të ngrisë padi nga shpifjet dhe padrejtësit që i bëjnë njerëzve të mendimit dhe fjalës së lirë guximtare”, ka shkruar ajo.

Themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë, që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdesë kurrë.

“Njerezit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajne gjak kriminile ata jane te vdekur por vetem frymojne per tu turperuar vet dhe kombin e vet kriminel”, ka shkruar Huduti-Berisha.

Ajo ka thënë se hakmarrja ndaj kësaj vrasjeje është obligim.

“Zoti i dhasht durimin ngase te mbysesh zotin e shtepise i ke mbyt tere antaret e shtepise, e pastaj hakmarrja eshte obligim por nuk ka kufi”, ka shkruar ajo.

Express ka shkruar në shkurt të vitit 2015 një tekst të gjatë, me fakte se si drejtoresha e Instituti Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri” merrej me rekrutimin e njerezve.

Sidoqoftë, gruaja nga Prizreni ka thënë se Ramush Haradinaj e Behgjet Pacolli s’mund t’ia heqin fajin Amerikës që “mbyti një krijesë humane në Iran”.

Ajo rekomandon që problemet e tilla mes shtetesh të zgjidhen me negociata e “jo pa etikë siç bëjnë shtetet imperialiste gjakpirëse”

“E kam parasysh se liria e te shprehurit ndonjehere ju kushton me pozita e me , por “fajsia” e dikujt nuk çfajsohet me mbytjen kriminale te nje krijese humane si Gjeneral Sulejmani, por duhet zgjidhur problemet me negociata kjo eshte etike njerezore qe nuk njeh imperializmi gjakpirës”, ka shkruar ajo.