Ikja masive e qytetarëve përplas në Kuvend deputetin e PDK-së dhe atë të VV-së!

0
231

Deputeti i Partisë Demokratike , Hajdar Beqa në fjalimin e tij në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për migracionin e qytetarëve ka thënë se është befasi për të, kur i dëgjon deputetët e Vetëvendosjes duke folur për ikjen e qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Ai ka thënë se në Prizren është numri më i madh i ikjes së qytetarëve dhe atë komunë e udhëheq Vetëvendosja.

Pas kësaj, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexha i cili ka thënë që kur deputeti i PDK-së, flet për VV-në duhet të jetë i pastrohet.

“Kur flet për Vetëvendosjen duhet me u pastru e pastaj me fol. Ikjet që po ndodhin kanë të bëjnë më të gjitha komunat e Kosovës. Fajtor është kjo qeveri edhe qeveritë tjera. Po mundohen ta njollosin VV- për ikjet masive. Sa të akuzuar dhe sa të dënuar keni ju? Kur të flasësh për VV duhet ta dish se po flet për një planet tjetër”, ka thënë Arbër Rexha, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj deklaratë, Beqa ka kërkuar menjëherë fjalën.

Ai tha, që VV nuk mund ta menaxhoj as vetën e lërë më shtetin.

“Ju VV që vajtoni gjithmonë me qenë na se çka kishim mundur të bëjmë, e kemi shikuar shumë mirë se çfarë i keni bërë kryetarit të Prishtinës. Ju nuk e dini as se si me menaxhu vetën e lëre më partinë. Juve ju kanë ikur 12 deputet”, ka deklaruar Beqa.

Seanca e jashtëzakonshme për ikjen e qytetarëve ka filluar në ora 11:00./Telegrafi/