IKSHPK-ja jep detaje për 26 personat që dolën pozitivë mbrëmë

0
284

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se 26 rastet e konfirmuara mbrëmë me koronavirus kanë qenë në vetizolim.

Sipas IKSHPK-së të gjithë këta kanë pasur kontakte me raste të konfirmuara më parë.

Prej 26 të të infekturave, 14 prej tyre janë nga Malisheva (Llashkadrenoc, Senik, Carallukë, Damanek, Bubavec, Panorc), 11 të tjerë nga fshati Vrapqiq i Gjilanit dhe një punëtor shëndetësor nga Gjakova.

“Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 61 raste të prekura me koronavirus, prej të cilëve një persona ka humbur jetën.