Ilir Latifi shkatërron kundërshtarin Ovince Saitn Preux

Ilir Latifi ka fituar meçin më të rëndësishëm deri tash në karrierën e tij në Artet Marciale të Përziera.

Iliri mposhti amerikanin Ovince Saitn Preux duke e rrëzuar pa ndjenja qysh në raundin e parë.

Edhe uebfaqja e UFC-së e kishte cilësuar këtë si meçin më të rëndësishëm në karrierën e shqiptarit, ndërsa pas fitores edhe ai ka thënë një gjë të tillë.

Latifi thotë se kjo fitore do t’i hapë rrugën në luftën për titull, varësisht në cilën kategori.

https://youtu.be/w-oum2IiaDE

Lini një Përgjigje