Incident afër urës: Serbët me eskavator nisin ta prishin shtratin e Ibrit, reagon Policia dhe Komuna (Video)

0
454

Kur e gjithë vëmendja e shtetit të Kosovës, por edhe mbarë botës është në luftën kundër koronavirusit, nuk kanë munguar incidentet afër urës së Ibrit në Mitrovicë.

E gjitha ka nisur pasi serbët me eskavator ka filluar ta prishin shtratin e Ibrit, çka ka bërë të reagojnë Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Urbanizmit, Besnik Beka, i cili ka njoftuar Policinë, e cila ka ardhur dhe ka evituar një përleshje fizike pasi veç kishte nisur ajo, çka tregojnë edhe pamjet ekskluzive të siguruara nga Jepi Zë.

Policia Rajonale e Mitrovicës ka thënë se bëhet fjalë për një kontest mes dy komunave, asaj të Mitrovicës së Jugut dhe të Veriut, pa dhënë më shumë detaje se çfarë po ndodh afër Ibrit.

“Nuk ka çështje për t’u marrë Policia, po bëhët fjalë për diçka mes dy komunave, një projekt. Ekipet e komunës janë prezent aty”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.