India merr katër gjuajtësit “e pakapshëm” nga Franca

India tha sot se pret këto ditë dërgesën e katër avionëve gjuajtës Rafale nga Franca, e cila ishte shtyrë me dy muaj prej bllokadës së koronavirusit.

Burimet e ministrisë indiane të mbrojtjes thanë për mediat: “Katër avionët e parë, duke përfshirë tre me dy pilotë dhe një me tek pilot, do të vijnë këtë muaj në bazën e Ambala. Gjuajtësit do të emertohen në nderim të kreut të forcave ajrore Bhadauria i cili luajti rolin kryesor në finalizimin e marreveshjes më të madhe të Indisë, për 36 gjuajtësit francezë Rafale”.

Ata shtuan se avionët do të vijnë nga Franca në Indi me fluturim individual, me dy ndalesa furnizimi, një në ajër e një në Lindjen e Mesme.

Burimi shtoi: “Nga Lindja e mesme deri në Indi, do të ketë një furnizim në ajër nga avioni çisternë indian IL-78.”

Tashmë shtatë pilotë indianë kanë kompletuar trajnimin në bazën ajrore franceze dhe një tjetër grup do të pasojë, pas zbutjes së kufizimeve të koronavirusit.

Në 2016, India nënshkroi marrveshjen për 36 avionë Rafale me Francën, të cilat i ka vlerësuar si mjetet kryesore të forcave ajrore./Tch

Lini një Përgjigje