Infermierët dhe mamitë bëhet me shoqatë sindikale

0
257

Infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësorë janë bërë me shoqatë të tyre sindikale.

Lajmi është konfirmuar me publikimin e një dokumenti në rrjetet sociale nga vet infermierët.

“Miratohet kërkesa e Shoqatës sindikale të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor për regjistrimin e Shoqatës Sindikale në kuadër të organit përgjegjës të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në këtë dokument.

Themelimi i kësaj shoqate sindikale vjen pas pakënaqësive të shumta që janë shfaqur me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, lidhur me përfaqësimin e tyre në institucione si dhe në miratimin e ligjit për paga.

Shumë prej infermierëve u larguan nga FSSHK, e madje pati edhe akuza se drejtuesit e saj i kanë kushtëzuar infermierët me moslargim.