Infermieri hero që sfidoi borën për të shpëtuar një paciente

Ruzhdi Bruçi, infermieri hero që sfidoi borën një metër duke ecur dy orë për të shpëtuar një paciente.

Moti i ligë e ka rënduar gjendjen në shumicën e vendeve rurale në Shqipëri, sidomos në rajonin e Dibrës, ku trashësia e borës kishte arritur deri në një metër, duke i izoluar vendbanime të shumta të këtij rajoni.

Derisa shumë fshatra janë bllokuar nga dëbora, një infermier ka shkuar këmbë deri tek shtëpia e një paciente të sëmurë.
Ruzhdi Bruçi, infermier duke sfiduar çdo vështirësi të motit ka ecur për dy orë në këmbë mes të një acari dhe të ftohti të pazakonte duke e rrezikuar edhe jetën e tij për ta shpëtuar një paciente të cilën e kishte kafshuar një qen dhe i rrezikohej jeta.
Fal gatishmërisë dhe mjekimit sipas parametrave mjekësore, pacientja është jashtë rrezikut për jetën.
Kjo vepër heroike e këtij infermieri duhet t’u shërbej të gjithëve se misioni human i tyre është mbi të gjitha.