Inspektorët pa maska kontrollojnë lokalet në Prishtinë për mbajtje të maskave

Komuna e Prishtinës ka shtuar kontrollet nëpër lokale për të parë nëse bizneset po respektojnë masat antikoronavirus.

Gjatë ditës së sotme Inspektorati ka ndërmarrë një aksion të këtillë, sidomos në sektorin e gastronomisë, ku frekuentimi i njerëzve është më i madh.

Ndonëse kanë dalë për të parë nëse po respektohen masat kundër koronavirusit, inspektorët komunalë shihet se as vetë nuk janë duke i respektuar ato, pasi në disa fotografi të publikuara nga Komuna e Prishtinës ata shihen pa maska, shkruan “Zeri.info”.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm – ruajtjen e shëndetit publik!”, ka qenë përshkrimi i fotografive që faqja e Komunës së Prishtinës i ka shpërndarë në rrjetet sociale.