Instagram do lejojë përdoruesit të shtojnë tekste të këngëve në “My Story”

Instagram do mëtojë t’ua bëjë më të lehtë përdoruesve të këndojnë këngët e tyre të preferuara.

Platforma, në pronësi të gjigantit social ‘Facebook’, është në përdorim të një mjeti të ri që do ua mundësojë përdoruesve të shtojnë tekstet e këngëve në ekran, kur të shtojnë një këngë në ‘My Story’, transmeton lajmi.net.

Veçoria e re, aktualisht, është në dispozicion për përdoruesit e rrjetit social në SHBA, Gjermani dhe Francë.

Përdoruesit mund të funksionalizojnë veçorinë duke hapur kamerën e Instagram-it, pastaj duke lundruar në skedën “Muzikë”.

Prej aty, ata mund të kërkojnë nga këngët që janë në dispozicion në ‘Instagram Music’ dhe të zgjedhin një këngë.

Tekstet pastaj do të shfaqen në ekran, ku përdoruesit mund të redaktojnë tipografi dhe të shtojnë animacione, ndër veçori të tjera.

Ende nuk është bërë e ditur një datë e saktë e lansimit të kësaj veçorie.