Instagram, Whatsapp dhe Messenger bëhen bashkë! Njihuni me ndryshimin e ri

Një ndryshim i ri vjen për të gjithë përdoruesit e 3 prej platformave më të rëndësishme sociale, Instagram, Whatsapp dhe Messenger. Mesazhet e të treja këtyre platformave pritet të bashkohen në një aplikacion të vetëm.

Më herët Instagram dhe Facebook Messenger kanë aktivizuar opsionin për bashkimin e mesazheve. Ndërsa Whatsapp pritet t’u bashkohet së shpejti.

Ndërsa ata përdorues që nuk e dëshirojnë këtë bashkim, mund ta çaktivizojnë opsionin përmes një komande.

Megjithatë, risia është shoqëruar me shqetësim nga ana e skuadrës së Whatsapp, pasi ky i fundit ka një encrypt të fortë dhe bashkimi me mesazhet e Instagram dhe Messenger mund të ndikojë negativisht.