Instituti Riinvest: Sondazhin për zgjedhjet s’e kemi bërë ne, e ka bërë Kolegji Riinvest

Instituti Riinvest ka dalë me një reagim për sondazhin e publikuar dje në njërin prej televizioneve në Kosovë, në të cilin Vetëvendosje del me një përqindje prej 54%.

Ky institut me anë të një reagimi për media ka thënë se sondazhi në fjalë nuk është kryer nga ta.

Ata kanë thënë se i njëjti është bërë nga Kolegji Riinvest.

“Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Pas prezantimit të rezultateve të një sondazhi në radiotelevizionin Dukagjini, në emisionin Debat Plus, mbrëmë me datë 19 Janar 2021, Instituti Riinvest sqaron opinionin publik me sa vijon. Sondazhi në fjalë është kryer nga Kolegji Riinvest dhe jo nga Instituti Riinvest. Ky sqarim vjen pas evidentimit të rasteve kur disa media dhe qytetarë i referohen këtyre dy institucioneve si sinonime. Këto entitete janë të ndryshme dhe të pavarura; Instituti Riinvest është organizatë jo-qeveritare që nga themelimi i tij në vitin 1995.

Lini një Përgjigje