Interesim i jashtëzakonshëm për bileta për finalen e Kupës Rahoveci-Prishtina (Foto)

Nesër në Rahovec do të luhet finalja e madhe e Kupës së Kosovës e njohur si “Final 8”.

Në finale do të ballafaqohen KB Rahoveci dhe Z Mobile Prishtina.

Kjo finale ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Rahovec, atje edhe ku do të luhet nesër mbrëma ndeshja finale.

Shumë basketbolldashës ia kanë mësyer sot Palestrës së Rahovecit për t’i blerë biletat meqë në orën 17 kanë dalë në shitje, raporton Ballkani.info.

Burime të Ballkani.info kanë thënë se tashmë biletat e 3 eurove janë shitur krejtësisht, pra brenda 20 minutave, derisa ka ende bileta të 4 eurove.

KB Rahoveci ka kaluar në finale të Kupës pasi që mposhti skuadrën Ponte të Prizrenit, kurse Z Mobile Prishtina në gjysmëfinale ka mposhtur Golden Eagle Yllin.