Interi bën hapin e madh drejt finales, mposht lehtësisht Milanin

Interi është shumë afër finales së madhe në Ligën e Kampionëve pasi e ka mposhtur Milanin me rezultat 0:2.

Edin Dzeko e Mikhitarian kanë shënuar golat për ta afruar skuadrën zikaltër afër një finale të madhe.

Gjithsesi, verdikti final do të jepet pas një jave kur luhet ndeshja e dytë, por duket se me këtë fitore ka marrë fund pothuaj gjithçka.