Interi mposhtet në shtëpi nga Lazio (video)

Lazio ka fituar si mysafir i Interit me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sergej Milinkovic-Savic në minutën e 13′ të ndeshjes.

Edhe përkundër humbjes, Interi mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, dy më shumë se Milani ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e pestë me 48 pikë, tri më pak se Milani.

Thomas Strakosha luajti për 90 minuta, kurse Durmishi u inkuadrua në minutat e fundit derisa Inzaghi nuk rezervoi minuta për Valon Berishën.

https://streamable.com/ai4y5

Lini një Përgjigje