Interi, skuadra e vetme italiane në ‘top 20’ për shikueshmëri në sezonin 2016/17

0
225

Interi është skuadra e vetme italiane që gjendet në mesin e 20-të skuadrave evropiane që kishin më shumë shikues në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë sezonit 2016/17.

Nerazzurrët dështuan të arrijnë ndonjë pozitë që i dërgon në garat evropiane sezonin e fundit, por kjo nuk i ndaloi tifozët ta ndjekin në ndeshjet e luajtura në shtëpinë e tyre.

Kjo pasi Interi është skuadra e vetme italiane  që gjendet në mesin e 20-të skuadrave evropiane që kishin më shumë shikues në ndeshjet e luajtura në shtëpi gjatë sezonit 2016/17.

Interi renditet në pozitën e 15-të nga 20-të klubet evropiane për pjesëmarrje të përgjithshme të tifozëve në shtëpi në sezonin që lamë pas, 2016-17.

Nerazzurrët, të cilët ndajnë Stadio Giuseppe Meazza me Milanin, kanë pasur mesatarisht 46,622 spektatorë në ndeshjet e tyre të ligës.

Në total, në të gjitha ndeshjet e tyre të luajtura në shtëpi sollën plot 885,818 njerëz në San Siro, duke pasur një mesatare të kënaqshme.

Ndërkohë që Interi është i 15-ti, skuadra e parë është Barcelona, me një mesatare prej 78,034 tifozëve në Camp Nou, e ndjekur nga Manchester Unitedi me 75,290 tifozë për ndeshje.

Në vendin e tretë renditet Borussia Dortmund me 69,653 tifozë, Real Madridi me një mesatare prej 69,426 tifozëve për ndeshje dhe Bayern në vendin e pestë. /Telegrafi/