Interi triumfon ndaj Juventusit në derbin italian

Inter ka arritur fitore me rezultat 2-0, në përballjen e zhvilluar kundër Juventusit.

Vendasit kaluan në epërsi që në minutën e 12-të, me golin e shënuar nga Vidal.

Kurse, epërsinë për Interin e dyfishoi Barella, në pjesën e dytë.

Me këtë fitore Inter ka grumbulluar 40 pikë, aq sa ka edhe Milani që renditet në pozitën e parë.

Kurse, Juventus mbetet në pozitën e 5-të, me 33 pikë të grumbulluara.