Irani shpall ushtrinë amerikane organizatë terroriste

0
234

Republika Islamike e Iranit, i është kundërpërgjigjur veprimeve të SHBA’së që i shpallën Rojet Revolucionare të Iranit si një organizatë terroriste. Këshilli i Gjykatës Supreme të Iranit e vendosi se në listën iraniane të organizatave terroriste, nga sot shtohet edhe ushtria amerikane.

Teherani zyrtar fillimisht reagoi duke thënë se ky vendim është “i paligjshëm dhe i paarsyeshëm”.

Presidenti i Këshillit të Gjykatës Supreme, Hassan Rouhani tha se jo vetëm që ushtria, por ata me gjasë do të vendosin që edhe qeveria amerikane të hyjë në listën e qeverive terroriste.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, sot e ka shpallur njësinë speciale të ushtrisë iraniane si organizatë terroriste.

Ndryshe, këto trupa njihen si Rojet Revolucionare të Iranit.

Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara e fusin në listën e organizatave terroriste ushtrinë e një shteti.