Isa Mustafa do të takohet edhe me Fatmir Limajn

0
218

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet gjatë ditëve në vijim, me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Takimi ndërmjet tyre do të ndodhë më së largu deri në fund të kësaj jave për koordinimin e aktiviteteve mes dy partive, pas daljes së Lidhjes Demokratike nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nisjen e mocionit për ta shkarkuar qeverinë Kurti.

Një takim të tillë, Mustafa e ka zhvilluar edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjithë këto zhvillime po ndodhin pas vendimit të kryeministrit Kurti, për shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Ky shkarkim ngjalli revoltë të LDK-së, e cila vendosi të dal nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.