Isa Mustafa nuk ngutet, nesër mbledh Kryesinë e LDK

0
237

Pas videos së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, i cili tha se VV ka dërguar emrin e saj për mandatarin e qeverisë tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në anën tjetër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk ka pasur ndonjë përgjigje në lidhje me videon e Kurti.

Sipas burimeve të GazetaBlic kanë thënë se Isa Mustafa nesër do të mbledhë kryesinë e LDK-së.

Në këtë mbledhje do të diskutohet përsëri për përpjekjet e koalicionit me VV-në e që Kurti përmes videos i ka bërë ftesë LDK-së që të ulet përsëri në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të krijojnë qeverinë së bashku.

Kurti në videon e publikuar ka thënë se VV nuk ka pranuar ofertën e fundit të LDK-së, por që janë të gatshëm të ulen me një tavolinë deri në arritjen e marrëveshjes.

“Ne nuk kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takimet e më tejme me synim të alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Kurti.

Thaçi menjëherë pas pranimit të propozimit të VV-së për mandatarin e kryeministrit, e ka ftuar Kurtin në një takim për në orën 12, por që ky i fundit nuk i shkoi në takim.

Pas kësaj, Thaçi ia ka dërguar Albin Kurtit vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës ku vendimi në fjalë ka shkuar me zarf në zyre të VV-së.