Ish-drejtori i Grupit Koha dhe Gazetës Zëri, Shpend Dobraja aderon në PDK

Ish-drejtori i njohur i Grupit Koha dhe Gazetës Zëri, Shpend Dobraja ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se partisë që ai e udhëheq iu është bashkuar edhe Shpend Dobraja, ish-drejtori i disa mediave në Kosovë.

Hoxhaj ka shkruar për Dobrajën se ai është një profesionist që ka një kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive.

“Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po i bashkohen, janë oferta më serioze për qytetarët tanë.

Lexoni të plotë statusin e Enver Hoxhajt në Facebook:

Miku im, ish drejtori i dy prej mediumeve më të vjetra në vendin tonë, Grupit KOHA dhe gazetës Zëri, Shpend Dobranja, sot na ka nderuar me aderimin e tij në PDK. Shpendi, një profesionist që ka një të kaluar të pasur dhe të suksesshme në drejtimin e shumë kompanive, është vlerë e shtuar e projektit tonë për rimëkëmbjen e shtetit. Partia Demokratike e Kosovës, me Shpendin dhe të gjithë të tjerët që çdo ditë po na bashkohen, është oferta më serioze për qytetarët tanë. Mirë se vjen Shpend në familjen tonë të madhe! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër.