Ish drejtuesi i Plisave: Sot i dham lamtumirën e fundit vëllaut, shokut tonë, Gencit

0
273

Albert Kastrati që ishte drejtues i Plisave ka bërë një shkrim në lidhje me vdekjen e shokut të tyre, Genc Gara që u godit për vdekje nga një makinë.

Kastrati tregoi se Genci ishte student i mjekësisë, e po ashtu antar i Plisave. Ai përveq tjerash fajsoi institucionet që nuk janë duke bërë asgjë për këtë problem.

Postimi i plotë i Kastratit:

Sot i dham lamtumiren e fundit vllaut, shokut tone, Gencit. Genci, i cili ishte student i mjekesise, Plis e tifoz i kombetares, u godit nga nje makine qe ishte ne shpejtesi te madhe, ne Fushe Kosove.

Qe nga paslufta deri sot, ma shume kemi vdekje nga aksidentet , se sa ne lufte, ndersa shteti qe sa vjet nuk po bene kurgjo hiq per kete problem. Duhet vet populli me u qu e me lype me u shqiptu denime ma te larta per raste te tilla. Krejt jemi shofera, krejt kemi kerre, vecse une mendoj qe denimi ma i vogel per ksi raste duhet me qene 10 vjet burg. Kerkush nuk e bon me qellim, mirepo kur te vozite permbi 100 km/h, gjithcka qe ndodhe duhet te konsiderohet e qellimshme dhe me paramendim, sepse krejt e dijme qe na s’kemi rruge per me vozite permni 80 km/h, kurse atustrada 120 km/h.

Pra, duhet me lype nga ky sistem i keq me ndryshu ligjin dhe denimet per akasidente. Poashtu edhe per ata qe jane ne shpejtsi te madhe mos me ju shkru mo tiketa po direkt ne burg, pervec rasteve emergjente.