Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark në festën e çlirimit të Kosovës

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do të jetë pjesë e shënimit të 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Clark do të pritet nga kreu i shtetit, Hashim Thaçi në një takim të paralajmëruar në ora 10:00.

Më pas, ai do të marrë pjesë në tubimin qendror në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në sheshin “Skënderbeu”.

Në orët e pasdites, do të jetë kryeparlamentari Kadri Veseli ai që do të presë në takim gjeneralin Clark.

Ndërsa, ish-komandanti i Forcave të NATO-s në Evropë do të pritet edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.