Ish-ministri i jashtëm i Çekisë u jep leksion të fortë Daçiqit, Pacollit e Enver Hoxhajt: Ç’njohjet nuk mund të ndodhin!

Ç’njohje! “Nuk është e mundshme kur ke njohur ekzistencën e shtetit, mund të mos jeshë i lumtur me qeverinë e tij, mund të bësh luftë me të, por nuk mund të thuash se nuk ekziston më”.

“Në fund të fundit, para pak kohe futbollistët e Kosovës e kanë dëshmuar se ekzistojnë. Ata na i mposhtën djemtë tanë. Nuk di arsye më të fortë për Republikën Çeke”, ka deklaruar ish-ministri i jashtëm i Çekisë, Karl Schwarzenberg, duke e quajtur presidentin Milosh Zeman mbrojtës të qëndrimit serb.

Me këtë sqarim ish-kryediplomati i Çekisë u ka dhënë shuplakë të fort Daçiqit, Pacollit e Hoxhajt, të cilët po e manipulojnë opinionin me lojra të tilla fëmijërore.