Ish-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Gjykatë Speciale në Hagë.

Nice edhe zyrtarisht është caktuar si avokat mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Indeksonline ka bërë disa foto të avokatit të njohur duke hyrë me Lushtakun brenda objektit të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ndërsa, për punën që do ta kryej si avokat, Nice ka kërkuar nga ekipi kosovar që të paguhet 2200 euro për një ditë, duke përfshirë edhe biletën e udhëtimit.

Vlen të theksohet se Goeffrey Nice, pranë Tribunalit të Hagës deklaronte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Mirëpo, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës. /Indeksonline/