Ish-trajneri i Milanit afër Kombëtares së Shqipërisë

0
397

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka udhëtuar drejt Italisë për të vijuar negocimin për trajnerin e ardhshëm të Kombëtares shqiptare të futbollit.

Sipas burimeve të “Top Channel” kreu i federatës është takuar sot për të drekuar me ish-trajnerin e Milanit, Alberto Zaccheroni, i cili më parë ka drejtuar edhe Përfaqësuesen e Japonisë.

Ende nuk dihet nëse ka një marrëveshje në lidhje me termat financiarë mes trajnerit dhe federatës, gjithsesi plani është që nëse arrihet akordi mes dy palëve të firmoset kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit.