Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Shala godet serish: Feston me “kallash” në Gjermani dhe ka një porosi për Specialen

Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Shala festoi të enjten ndërrimin e viteve me breshëri armësh.

Kosovari këtë gjë e bëri në Stuttgart të Gjermanisë, aty ku jeton gjatë 30 vjetëve të fundit.

Për këtë veprim të tij, Shala ka thënë se nuk ka reaguar as policia gjermane dhe as fqinjët e tij, pasi kjo armë sipas tij lejohet të përdoret në raste të festave.

“Arma është me fishekzjarr, me plumba që përdoret për ahengje, dhe jo që vret njerëz”, tha Shala.

Rahovecasi foli edhe për arrestimet e Gjykatës Speciale, ku tregoi se edhe vetë ka qenë i ftuar në cilësinë e dëshmitarit.