Ish-ushtarja e UÇK-së Fetnete Ramosaj do të varroset të dielën

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Ramosaj do të varroset këtë të diel më 7 prill, në ora 14:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan.

Këtë bëri të ditur Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

“Të nderuar, qytetarë,bashkëluftetarë,miq,
kolegë e aktivistë, duke ju shprehur ngushëllimet më të thella për Fetnete Ramosaj, ju njoftoj se:
Ditën e diel më 7 Prill, duke filluar nga ora 12:00, do të bëhen homazhe pranë Arkivolit, në Hollin e Pallatit “Jusuf Gervalla” në Deçan.

Në ora 13:00 do të mbahet mbledhje komomorative në Sallën e Pallatit.

Ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan!

Lavdi jetës dhe veprës së Fetnetes- Këshilli Organizativ. OVL -UÇK dhe Komuna Deçan”.