Ish-ushtarja e UÇK-së tregon pse e refuzoi intervenimin nga Specialja

Ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Raimonda Rreci, ka deklaruar se nuk i është përgjigjur ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale, pasi sipas saj kjo nuk i ka ofruar informatat që i ka kërkuar përmes shkreses zyrtare.

Rreci ka thënë se kërkesa e saj ishte që të njoftohet nga Specialja më hollësisht lidhur me ftesën, nëse është e ftuar në cilësinë e dëshmitares apo të dyshuarës.

Rreci në një postim në Facebook ka thënë se nuk i ka ikur bashkëpunimit me Gjykatën Speciale dhe se do i përgjigjet kur të plotësojnë kërkesën e saj

“Nuk kam ndërmend të mos i përgjigjem bashkëpunimit me Gjykatën Speciale. Nuk i kam ikur një bashkëpunimi të tillë e as nuk i kam rënë pishman. Edhe tutje e them se jam në gjendje t’i përgjigjem Gjykatës kur ata ta plotësojnë kërkesën time dhe kjo nuk duhet t’i bie në befasi askujt sepse e kam cekur që nga fillimi”.

Tutje ajo ka thënë se afati i intervenimit të saj ka kaluar, por ka kërkuar ftesë zyrtare nga gjyqi

“Është e vërtetë se afati i intervistimit tim tanimë ka kaluar, mirëpo kjo ka ndodhur meqë unë ju kam kërkuar ftesë zyrtare nga gjyqi dhe të më thuhet se për çfarë rasti unë mund të konsiderohem si dëshmitare? Kush është i dyshuari apo viktima?”.

Ky është postimi saj i plotë:

Me lejoni ti korrektoj disa pika.

“Nuk kam angazhuar mbrojtes. Jam konsultuar me zyren e avokatit Tome Gashi por ka qene vetem konsultim dhe per momentin nuk kemi marrveshje per mbrojtje.

Ate qe kam then me heret prap e them, nuk kam ndermend te mos i pergjigjem bashkpunimit me gjykaten speciale. Nuk i kam ikur nje bashkepunimi te tille e as nuk i kam ra “pishman”. Edhe tutje e them se jam ne gjendje ti pergjigjem gjykates kur ata te plotesojne kerkesen time dhe kjo nuk duhet ti bije ne befasi askujt sepse e kam cekur qe nga fillimi.

Eshte e verete se afati i intervistimit tim tanime ka kaluar, mirepo kjo ka ndodhur me qe une ju kam kerkuar ftese zyrtare nga gjygji dhe te me thuhet se:

– Per cfare rasti une mund te konsiderohem si deshmitare?