Ish-ushtarja e UÇK’së tregon se çka i tha komandant “Sandokani”, deri sa u kyç në UÇK

193

E ftuar në emisionin “Rrëfimi im”, prodhim i Kosovalive.net, ka qenë ish-pjesëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elheme Hetemi.

Ajo ka treguar pjesën e saj si pjestare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve 1998-1999.

Në atë kohë, sipas saj grupi i vullnetarëve kishte filluar të rritej.

“Unë gjatë asja kohe i kërkova armë Abedinit. Ata zakonisht e linin kerrin e tyre ne oborr e baci e ruante, e kur baci (babi), lëvizte pak unë e lisha nga një letër në kerr, “Nuk e merrni kerrin pa e lënë një armë”, ata e dinin se kërkoja armë, e dinin se doja të isha në UÇK. Abedinimë tha se njëherë nuk kemi kushte, nuk kemi ingormacione është ushtri vullnetare por ti je ushtare. E pasta me aprovimin e familjës unë isha me ta”, ka treguar ajo.

Ajo gjatë kohës sa nuk ishte njëherë pjestare, armët i kishte mësuar më parë me ushtarët, e nuk ishte tabu më për të.

Prindërit e saj kishn reaguar mirë kur ajo kishte shprehur guximin e sajti bashkohej UÇK’së .

“Babës i ka qesh fytyra e nana e ka marr më droj këtë, por nuk më kanë kundërshtuar”.

Si ushtre e re ajo rrëfen perudhën kur ishte në krah të Komandant “Sandokanit”.

“Ka qenë shumë i sinqertë, shumë i dashur, shumë i arsyeshëm,shumë mirëkuptues. Guximin e ka pasur të lindur. Abedini  në këtë zonë ishte lkegjend e gjallë, sepse një fjalë e tij kryente punë, ashtu na ka trajtuar neve”, ka rrëfyer ajo.

Ajo ndër të tjera tregon edhe ofenzivat që ndodhën në Qyqavicë.

Ndiqeni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm./Kosovalive.net/