Ish-zv.ministrja serbe: “Serbia ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar. Nuk e pranoj shkarkimin”

0
390

Vesna Mikiq, e shkarkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj nga posti i zëvendësminstres së Drejtësisë, ka thënë se Haradinaj ka të drejtë të zvogëlojë ministrat dhe zëvendësministrat, por se mënyra se si e bëri atë tregon se është “larg nga normat demokratike në Kosovë “.

Mikiq e cila u shkarkua pasi shkruajti në Facebook se “NATO me fushatën ajrore kundër Jugosllavisë kreu një gjenocid të qëllimshëm”, njoftoi se do të shkojë në punë sot dhe do të kërkonte një zgjidhje personalisht për inspektim.

“Isha në atë vend për shkak të popullit tim dhe nëse bëra një shkelje duke thënë se Serbia po luftonte kundër terrorizmit shqiptar, le të ma dëshmojnë të kundërtën”, tha ajo për RTS.

Kryeministri Ramush Haradinaj dje e ka liruar dje nga detyra zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiq.