Ishte “heroi” i Kroacisë kundër Japonisë, portieri Livakoviq hyn në histori të Kupës së Botës

46

Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Kroacia triumfoi kundër Japonisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 1:4 , pasi në 90 minutat edhe rregullta dhe në vazhdime rezultati ishte i barabartë 1:1, shkruan Demokracia.com.

Më meritori që kombëtarja ballkanike fitoi në penallti ishte padyshim portieri, Livakoviq. Ky i fundit priti tri goditje të futbollistëve japonezë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kësisoj, Livakoviq ka hyrë në histori të Kupës së Botës. Ai është bërë portieri i tretë që ka pritur tri penallti në një ndeshje të Kupës së Botës.

Para Livakoviqit të njëjtën e kishin bërë portugezi Ricardo në vitin 2006 dhe bashkëkombasi i Livakoviqit, Danijel Subasiq katër vite më parë në Rusi.

Kroacia në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimit Brazil – Kore e Jugut që luhet sonte me fillim nga ora 20:00.